Navasi, afër largimit nga Reali

19 shtator 2018 | 17:24

Portieri Keylor Navas do të largohet nga skuadra e Real Madridit në janar të vitit të ardhshëm, raporton e përditshmja italiane “Marca”.

Navas, 31-vjeçar, nuk dëshiron të mbetet në “Santiago Bernabeu”, pasi ka humbur vendin e titullarit në portë pas transferimit të belgut Thibaut Courtois. Navas tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe është në negociata me disa skuadra nga Premierë Ligë.

Ai është pjesë e Realit prej vitit 2014 kur u transferua nga Levante për dhjetë milionë euro. Me ekipin “mbretëror” ka kontratë deri në vitin 2020.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci së shpejti do të bëhet me fushë të futbollit,…