Navasi nuk pranon rolin e rezervistit, afër largimi nga Reali

15 dhjetor 2018 | 09:47

Keylor Navas, mesa duket, i ka orët e numëruara në Madrid.

Transferimi i belgut Thibaut Courtois ka bërë që gardiani tjetër i “Los Blancos” të ulet në stol. Kjo situatë nuk është pëlqyer aspak nga ana e Navasit, i cili nuk e pranon rolin rezervë edhe për faktin se paraqitjet e tij me Realin në sezonet e kaluara kanë qenë pozitive.

Gjithsesi është vetë numri një i stolit të “mbretërorëve”, Santiago Solari, i cili i ka hapur derën e largimit portierit nga Costa Rika.

Destinacionet janë të shumta, por më se shumti e ardhmja e Keilor Navasit është e lidhur me Premierë Ligë, që përkon edhe me vetë dëshirën e gardianit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elseid Hysaj me shumë mundësi do të largohet në verën…