Nazarko: Vizita e Spiropalit, normalizim dhe konsolidim i raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës

26 shkurt 2026 | 08:15

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Kosovë ku takoi krerët e shtetit.

Kjo vizitë u komentua nga analisti politik Mentor Nazarko.

Nazarko tha se kjo ngjarje shënon përfundimisht normalizimin e raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai dha edhe arsyet për këtë.

“Sepse gjatë gjithë takimeve, posaçërisht atë me z.Kurtin apo me ministrin e Jashtëm z. Konjufca, u nënvizua së pari rikthimi i traditës i mbledhjes së dy qeverive, që është një moment i fuqishëm që tregon nivelin e lartë dhe së dyti u theksua bashkëpunimi në fushën infrastruktorore, hekurudha Gjakovë – Shkodër, bashkëpunimi për korridore, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, për NATO, bashkëpunimi për Bashkimin Evropian, për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Kosova”, deklaroi Nazarko në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i ardhshëm trepalësh midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara (SHBA)…