
NBA Cup përcakton çiftet çerekfinaliste
10 dhjetor 2024
| 11:50
Sezoni 2024-2025 i NBA-së do të ndalet sot për ndeshjet e Kupës, ose NBA-Cup, që do të luajë sezonin e tij të dytë. Tashmë janë përcaktuar tetë skuadrat e kualifikuara në fazë çerekfinale, 4 nga secila Konferencë, që do të luajnë për një vend në gjysmëfinale.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 10 11-dhjetor. Ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 14 dhjetor dhe finalja e NBA Cup do të zhvillohet në Las Vegas, më 17 dhjetor. Vjet, në edicionin e parë, fitues doli skuadra e Lakers, që këtë sezon u eliminua më herët. Ky event zhvillohet paralelisht me ndeshjet e sezonit të rregullt të NBA-së.
NBA-Cup, çerekfinalet:
Milwaukee – Orlando
New York – Atlanta
Oklahoma – Dallas
Houston – Golden State