Ndahen 6 milionë euro për subvencionimin e faturave të rrymës

22 mars 2023 | 13:19

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e 6 milionë euro për subvencionim të faturave të energjisë elektrike për amvisëritë që kanë ulur konsumin krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak.

Vendimi është miratuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. “Në kuadër të subvencionimit të energjisë elektrike bëjmë ndarjen e radhës në shumën 6 milionë euro, në mënyrë që të vazhdohet subvencionimi i atyre që kanë kursyer energjinë elektrike”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Masa 3.7 e Pakos për Ringjallje Ekonomike parasheh mbështetjen e qeverisë në tejkalimin e krizës energjetike.

“Amvisëritë të cilat ulin konsumin e energjisë elektrike krahasuar me muajt përkatës të vitit paraprak e që kualifikohen pér pérfitim, mbështeten me subvencionim të faturës së energjisë elektrike në raport me kursimin, duke filluar nga fatura e muajit Shtator 2022”, thuhet në Pakon për Ringjallje Ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatorët e platformës “Liria ka emër” kanë vizituar Organizatën e…