Ndahen Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli

09 korrik 2019 | 11:11

Pas një lidhje dhjetëvjeçare Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli janë ndarë. Këtë e ka bërë me dije vetë çifti përmes një komunikate të përbashkët për media.

“Kanë qenë dhjetë vjet të mrekullueshëm, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme. Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh”, ka deklaruar çifti për “Ansa”.

Këngëtari 55-vjeçar dhe modeluesja 31-vjeçare ishin bashkë që nga viti 2009, u martuan në Milano më 6 qershor të vitit 2014 dhe kanë dy fëmijë bashkë, Raffaela Maria tetëvjeçare dhe Gabrio Tullio katërvjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim…