Ndahen mirënjohje për oficerët doganorë

27 janar 2026 | 16:00

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Doganës, drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka ndarë mirënjohje për oficerët doganorë në kuadër të një iniciative vlerësuese, duke çmuar angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave zyrtare.

Gjatë këtij aktiviteti u theksua se puna dhe kontributi i oficerëve doganorë janë thelbësore për realizimin e misionit të Doganës së Kosovës, forcimin e sigurisë kufitare, parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe mbrojtjen e interesit publik.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi rolin e tyre të përditshëm në garantimin e sundimit të ligjit dhe funksionimin efikas të institucionit, duke nënvizuar se iniciativa të tilla synojnë jo vetëm njohjen e meritave, por edhe motivimin e mëtejmë të stafit doganor për përmbushjen e përgjegjësive me standarde të larta profesionale.

Në këtë kuadër, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Doganës 2026, e cila i kushtohet temës së përmbledhur në sloganin “Customs protecting society through vigilance and commitment”, Dogana e Kosovës u nderua me certifikatë mirënjohjeje për shërbim të jashtëzakonshëm ndaj komunitetit ndërkombëtar doganor, e nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, Ian Saunders.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari,…