Ndahen mjetet për rimbursimin e 10 përqindëshit për të pensionuarit e vitit 2025

17 korrik 2025 | 11:13

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka njoftuar se kanë ndarë mjetet për rimbursimin e 10 përqindëshit për të pensionuarit e vitit 2025.

Në njoftimin e FKPK-së është thënë se mjetet për rimbursimin e 10 për qindëshit për të pensionuarit e vitit 2025 janë në shumën prej 2 milionë e 995 mijë e 26 euro e 14 cent për 6905 persona, të cilët: këtë vit e arrijnë moshën e pensionimit, pra janë të lindur në vitin 1960 ose  kanë vdekur dhe kursimet e tyre janë tërhequr nga trashëgimtarët e tyre pas rimbursimit të vitit 2024.

“Ky është viti i tretë që po vazhdon rimbursimi i 10 për qindëshit për kontribuuesit që i kishin të kursyera deri në 9.999.99 euro në llogarinë e FKPK-së në momentin e aplikimit për tërheqjen e parakohshme (më 2020 dhe 2021). Për këtë, më 2024 ishin rimbursuar 1 milion e 873 mijë e 875 euro e 75 cent, ndërsa më 2023 ishin rimbursuar 5 milionë e 431 mijë e 49 euro e 56 cent”, ka njoftuar FKPK-ja.

Gjithashtu është thënë se sa i përket rimbursimit për pjesëmarrësit e tjerë, në përputhje me ligjin aktual, procesi do të vazhdojë deri në vitin 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë i dyshuar për ngacmim seksual të një tjetri…