Ndahen pajisje bujqësore për 31 gra fermere nga Komuna e Skenderajt

10 mars 2026 | 13:44

Të martën u bë shpërndarja e pajisjeve bujqësore për 31 gra fermere nga Komuna e Skenderajt, në kuadër të projektit të realizuar në bashkëpunim me FAO-n dhe UN Women.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit ekonomik të grave dhe mbështetjes së tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë familjare.

“Gratë janë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të shoqërisë dhe përkushtimi i tyre në punë e në familje meriton mbështetje të vazhdueshme. Gjatë këtij mandati do të vazhdojmë të krijojmë mundësi dhe programe konkrete për fuqizimin e grave në fusha të ndryshme, duke i mbështetur ato që të jenë pjesë aktive e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të komunës sonë!”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën, në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës…