Ndahen rreth gjysmëmilioni euro grante për gratë fermere në Ferizaj

04 korrik 2023 | 12:41

Komuna e Ferizajt deri në fund të këtij viti do të ndajë rreth gjysmëmilioni euro grante për gratë fermere.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka njoftuar se 150,000 euro u janë shpërndarë ditë më parë grave fermere.

“Si rrjedhojë e bashkëpunimit të Drejtorisë së Bujqësisë me organizatën BMZ, deri në fund të këtij viti përtej skemës së mbështetjes me subvencione nga Komuna, gratë fermere do të përfitojnë grante në vlerën afro 450,000 euro për të zhvilluar veprimtarinë e tyre bujqësore, 150,000 euro prej të cilave u shpërndanë ditë më parë, gjersa pjesa tjetër shpërndahet deri në fund të vitit”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorik Cana pa dyshim që do të mbahet mend gjatë…