
Ndahet nga jeta atdhetari Ibush Bytyqi
29 shtator 2025
| 10:29
Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, pas një sëmundjeje, veprimtari i çështjes kombëtare dhe patrioti i njohur, Ibush Bytyqi. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
I ndjeri Bytyqi për shumë vite kishte jetuar në Francë, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm si pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke u shquar për veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes shqiptare.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot në vendlindjen e tij, në Sllovi të Lipjanit, në orën 16:00.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën nga afër kontributin dhe veprën e tij.