Ndahet nga jeta atdhetari Rexhep Balidemaj

08 qershor 2025 | 14:11

Është ndarë nga jeta atdhetari Rexhep Balidemaj, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e shqiptarëve.

Ai ka qenë e do të mbetet frymëzim i brezave për liri e bashkim kombëtar.

Për ndarjen nga jeta të Rexhep Balidemës, ka reaguar Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”.

“Rexhep Balidemaj ka qenë një përkrahës i madh i Qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur’ si dhe kauzës për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë. Ai, ndonëse në moshë të shtyrë ka kontribuar për Qendrën dhe për këtë ne e kemi nderuar me mirënjohje”, ka ngushëlluar Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit të shquar Rexhep Balidemaj.
Rexhep Balidemaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e shqiptarëve. Ai ka qenë e do të mbetet frymëzim i brezave për liri e bashkim kombëtar.
Rexhep Balidemaj ka qenë një përkrahës i madh i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” si dhe kauzës për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë. Ai, ndonëse në moshë të shtyrë ka kontribuar për Qendrën dhe për këtë ne e kemi nderuar me mirënjohje.
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së Rexhep Balidemajt si dhe të gjithë të afërmve e miqve të shumtë të tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Rexhep Balidemajt!
Gjenevë, më 8 qershor 2025
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”
Bardhyl Mahmuti, Kryetar
Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia dhe Spanja do të përballen në finalen e Ligës…