
Ndahet nga jeta ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton
14 shtator 2025
| 18:00
Bota e sportit është në zi pas lajmit se ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton, është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.
I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.
Policia e Manchesterit konfirmoi lajmin, duke theksuar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
“Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Boëlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratë.
Lajmi i ndarjes nga jeta të Ricky Hatton ka ngjallur reagime të shumta emocionale në rrjetet sociale dhe ka prekur thellë komunitetin sportiv në mbarë botën.