Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Masar Bakija

25 mars 2026 | 23:36

Sot është ndarë nga jeta Masar Bakija, ish-ushtar i UÇK-së, i cili gjatë luftës iu bashkua Brigadës 137 në Gjakovë, duke qëndruar përkrah luftëtarëve dhe duke dhënë një kontribut të çmuar për vendin.

Masari dha një kontribut të rëndësishëm në qytetin e Gjakovës dhe në fshatrat përreth, veçanërisht në deminimin e mjeteve shpërthyese të vendosura nga regjimi serb, duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve të qytetarëve dhe rikthimin e sigurisë.

Ai gjithashtu kontribuoi në largimin e gjurmëve të luftës në qytetin e Gjakovës.

I ndjeri do të kujtohet gjithmonë nga shokët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën, si një njeri pozitiv, i dashur dhe i përkushtuar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, më 26 mars 2026, në orën 13:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë. Homazhet mbahen ditën e varrimit nga ora 11:00 deri në 13:00, ndërsa ceremonia e xhenazes zhvillohet në varreza. E pamja do të mbahet të premten dhe të shtunën në shtëpinë e të ndjerit.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NAZMI FEJZULLAHU B.I shpall te pavleshme certifikaten e biznesit me…