Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

18 mars 2026 | 18:59

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në moshë të re të gazetares dhe zëdhënëses së klubit FC Drita, Elife Sherifi.

Përmes një reagimi zyrtar, klubi FC Drita bëri të ditur se Sherifi ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një mbështetëse e madhe e klubit shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses.

Ajo e mbajti këtë pozitë për më shumë se gjashtë vite, duke treguar përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri të madhe për klubin.

“Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona”, thuhet në reagimin e klubit.

FC Drita u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Elifen, duke theksuar se në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjes dhe ndajnë dhimbjen me ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia në pushtet e liderit të Koresë së Veriut, Kim…