Ndahet nga jeta Pajazit Zymeri, ish i burgosur politik, atdhetar i shquar dhe luftëtar i UÇK-së

03 tetor 2025 | 19:38

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të atdhetarit, të burgosurit politik dhe luftëtarit të lirisë, Pajazit Zymeri – Qytetar Nderi i Gjilanit, dhe një ndër figurat më të dalluara të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Pajazit Zymeri ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe bashkëveprimtar i afërt i Kadri Zekës dhe shumë figurave të kohës së ilegales.

Në emigracion, ai ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke u angazhuar fuqishëm për kauzën “Kosova Republikë”.

Kontributi i tij nuk u ndal në fjalë apo në shpërndarjen e materialeve ilegale – ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u rreshtuar përkrah luftëtarëve të lirisë në momentet më të vështira për atdheun.

Edhe pas çlirimit, Pajazit Zymeri qëndroi i lidhur ngushtë me patriotët dhe njerëzit që i shërbyen vendit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, sipas agjendës në vijim:

Ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, sipas agjendës në vijim:

14:00 – Nisja e arkivolit nga shtëpia familjare në fshatin Uglar

15:00 – Homazhe në Teatrin e Qytetit në Gjilan

15:30 – Mbledhja komemorative

16:00 – Nisja e kortezhit drejt Kodrës së Dëshmorëve, në Varrezat e Veteranëve të UÇK-së në Gjilan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot…