
Ndahet nga jeta punonjësi i Spitalit të Gjakovës
Muhamedi Rizvanolli i lindur në vitin 1957 është viktima e radhës nga Pandemia. I ndjeri ishte punonjës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për gati 40 vite.
Që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
‘Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë tij, një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve’, thuhet në njoftimin e Spitalit ‘Isa Grezda’ të Gjakovës.
Ju rikujtojmë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!