Ndahet nga jeta rapsodi Riza Dacaj, Selmanaj ngushëllon familjen

27 mars 2020 | 14:19

Sot është ndarë nga jeta rapsodi i njohur Riza Dacaj nga Irzniqi i Deçanit!

Lajmin për ndarjen nga jeta të rapsodit e ka bërë publik, deputeti i AAK nga Deçani, Rasim Selmanaj, në llogarinë e vet në “Facebook”.

Deputeti Selmanaj i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e farefisit, e veçanërisht kolegëve e dashamirëve të folklorit shqiptar.

“Qenka ndarë nga jeta rapsodi i njohur Riza Dacaj nga Irzniqi i Deçanit! Ai gjithë jetën me këngën e tij ruajti traditën, historinë dhe trashëgimin e popullit tonë! Kisha fatin ta dëgjoj duke kënduar edhe në odën e burrave të familjes sime! Udhëtoj dhe bashkëjetoj me sfidat e popullit tonë! Ishte njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë! Ai la pas vete një trashëgimi të vlerave të folklorit tonë burimor! Riza Dacaj do të mbetët në kujtesën historike! Ngushëllime familjes, miqve e farefisit e veçanërisht kolegëve e dashamirëve të folklorit shqiptar! Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar Selmanaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni “Firdeus” i udhëhequr nga hoxhë Elis Naçi, ka dhuruar…