
Ndahet nga jeta specialistja e Psikiatrisë, Dr. Nazife Hulaj
21 korrik 2025
| 12:07
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta Dr. Nazife Hulaj, specialiste e Psikiatrisë dhe shefe e Urgjencës Klinike Psikiatrike në QKUK.
ShSKUK ka shprehur pikëllim për vdekjen e hershme të së ndjerës Dr. Nazife Hulaj, duke e vlerësuar lart kontributin e saj në fushën e psikiatrisë.
“Doktoresha Hulaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e psikiatrisë, duke ndihmuar në zhvillimin e këtyre shërbimeve në QKUK”, thuhet në komunikatë.