Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Beqir (Hasan) Vokshi

30 prill 2026 | 11:36

Ka ndërruar jetë veteran i UÇK-së dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njësiti 192 i Shtabit të Përgjithshëm, Beqir (Hasan) Vokshi.

I ndjeri ka vdekur tragjikisht më 29 prill 2026, në moshën 43-vjeçare, duke lënë pas familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët të pikëlluar.

Ceremonia e varrimit do të mbahet më 30 prill 2026, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Kliçinë.

Familja Vokshi ka pranuar ngushëllime nga të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë, të cilët e kujtojnë të ndjerin për kontributin dhe përkushtimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i një vile të bukur prej guri në Quebec…