
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Peja
30 maj 2024
| 17:54
Pas një sëmundje të shkurtër në moshën 59-vjeçare është ndarë nga jeta, Muhamed Çallakaj nga Peja. I ndjeri ka qenë veteran i UÇK-së.
Lajmin e trishtë e kanë dhënë familjarët, ku kanë dhënë detaje për ceremoninë mortore.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme (31.05.2024), në varrezat e qytetit të Pejës në orën 15:00.
Funerali niset nga shtëpija e të ndjerit, rruga “Fatmir Ukaj”.