Ndahet votimi për shpalljen e rezultateve në KQZ, VV s’voton për Listën Srpska, PDK abstenon

31 janar 2026 | 11:09

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ndarë votimit për shpalljen e rezultateve për shkak se anëtarët e Vetëvendosjes deklaruan se nuk do të votojnë për Listën Srpska. Ndërkaq, anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, tha se do të abstenojnë për këtë parti.

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, para se të hidhej në votim shpallja e rezultateve tha se voton kundër.  

“Unë deklarohem që votoj kundër Listës Serbe dhe kandidatëve veç e veç. Besoj që e bën edhe kolegu im”, tha Kurteshi.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pas deklarimeve të tyre tha se duhet të ndahet nga ky votim Lista Srpska, si dhe KDTP, për të cilën u ankuan se nuk e ka respektuar kuotën gjinore.

Anëtarët votuan për shpalljen e rezultateve për të gjithë subjektet tjera përveç Listës Srpska dhe KDTP-së.

Ndërkaq, Radoniqi hodhi në votim edhe Listën Srpska dhe këtu pati një ankesë.

“Tri vota për, dy kundër, tjerat abstenime. M’falni, po s’ka kuptim kjo punë”.

Ndërsa, për shpalljen e rezultatit për KDTP-në votuan pro nëntë anëtarë.

Radoniqi bëri me dije se subjektet dhe kandidatët e pakënaqur lidhur me shpalljen e rezultatit kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në PZAP, nga ora 11:00 sot deri më 11:00 të hënën.

Ai tha se nëse palët planifikojnë ta dorëzojnë ankesën përmes postës duhet ta njoftojnë KQZ-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion…