Ndaj presidentit Thaçi nuk është zhvilluar proces gjyqësor, por izolim politik
Shkruan: Sali Bislimi
Politikat anti-lirisë së Kosovës kanë qenë shumë hakmarrëse dhe kanë synuar ta kriminalizojnë lirinë e saj. Gjykata Speciale, në vend që të ndërtonte një proces të drejtë gjyqësor, zgjodhi izolimin e tij, që nënkupton se është kryer krim mbi drejtësinë, demokracinë dhe Kosovën.
Nuk është krim të mbrosh lirinë, drejtësinë dhe demokracinë. Populli kërkon drejtësi dhe lirimin e menjëhershëm të Presidentit Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që mbahen padrejtësisht në Hagë!
Andaj, ka ardhur koha që të gjithë ata që kanë shpirt shqiptari ta dëshmojnë veten me prezencë dhe me zë të lartë për Hashim Thaçin dhe për luftën tonë për drejtësi.
Atje, pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, në orën 13:00, le të jemi të gjithë bashkë, me një zë, për t’i thënë botës se drejtësia për Presidentin Thaçi është respekt për popullin tonë dhe për aleatët tanë! 🇦🇱🇽🇰🇮🇱🇺🇸



