
Ndaj të gdhirë
Arjana Fetahu Gaba, Garfield Nju Xhersi
Ndaj të gdhirë e pranoi vdekjen,
Kishte kohë që vëritej lugat,
Nga ankthi ai kurrë s’përpëlitej,
Ndaj ndihej gjithmonë më me fat.
E priste vdekjen I lodhur,
Ajo me saze asnjëherë nuk vjen,
Të merr fuqi e të zbardh atë faqe,
Dhe asnjëherë s’të gënjen.
Eh ç’mund të priste tjetër nga vdekja?!
Ai ktheu vështrimin nga ora në mur,
Në cep të buzës buzëqeshi pak lehtë,
Pastaj seç I ndriti një nur.
Një melodi ëngjëjsh i afrohej ngadalë,
Nën zë e me shpirt po këndonte,
Ç’lëndina po shihte me sy ai vallë,
Dritës ku shkonte?!
Dua të ulërij
Ndonjëherë dua të ulërij
Ato që shpirti zjen përbrënda
Si një llavë e nxehtë që del vullkanit
T’ua thosha siç m’a donte ënda.
Le te shkonte zëri der tek Zoti
E për asgjë mos çaja kokë
As për ata që janë mbi frona
As për ata që janë në gropë.
Po kush të lë të flasësh sot
Turren si ujqër në pjesë të të ndajnë
Kështu ka qënë jetë e mot
As mishin ta ruajne as kockën ta mbajnë.
E në surrat ti pështyja pa frikë
Ata që na përdhosin përditë
Janë kthyer të gjithë në të pacipë
E na rrjepin çik e nga çik.
S’PO DI SI FJALET TE TI THEM!
Ti fole gjatë për pemët, zogjtë, lulet,
Dhe unë s’kam si mos ti dua,
Por zëri yt kish diçka tjetër,
Sikur më thosh “Më duaj mua”.
Dhe të dëgjoja me habi,
Në mendjen time ishe një varg,
Që nuk më shkonte me asnjë fjalë,
Vetëm më çonte në ishuj larg.
Dora jote lehtë më preku,
Ndërkohë mendoja si duhet ta heq,
E ti me flisjë për dashurinë,
E unë ndihesha si mos më keq.
Pse se kupton që nuk të dua,
S’po di si fjalet të ti them,
Në çdo vend unë mund të isha,
Por jo këtu s’dua të jem.
Të iki, të ngrihem?!
Ish koha të merrja një guxim,
Të kthehesha në një gjethëz vjeshte,
Të rendja rrugës me rrëmbim.
Ndoshta do duheshim në një tjetër kohë,
Tjetër planet apo diku në hapsirë,
E nëse do të doja siç unë dashuroj,
Do të kisha nevojë të isha e lirë.
Pyeta ndergjegjen
Pyeta ndërgjegjen se kush isha unë,
Se si të njihja veten mësova një ditë,
Dhe pse kam gabuar me miliona herë,
Në shkëmbinj lumenjsh më kthenin stuhitë.
Dielli më ka pjekur, ndriçuar mendjen,
Shok të kem dallgët deti më mësoi,
Toka më bëri të butë dhe për milingonat,
Për “fluturat”, “krimbat” dhe “ngjala” përroi.
Nëna, m’qëndron si një ëngjëll mbi supe,
E ndjej është aty por nuk e prek dot,
Ah ajo dorë e mbushur plot ledhatime,
Më ngre kur rrëzohem e mi fshin ca lot.
Unë ky njeriu me mish e gjak të pastër,
Udhës së pa ditur, eci si të tjerë,
Se kam patur lehtë s’jam mbajtur me hatër,
Por aq sa jetë shkova, e kam të vlerë
Arrati e shpirtit.
Shko e ik sa me larg,
Nga c’te mundon te gjesh qetesi,
Shtrihu diku ne nje livadh,
Shpirtin ler ne arrati.
Le te shkoje ku te mundet,
Ti harrou mos kujto,
Jeten tende te zvarritur,
Te mekembur nga kushdo.
Ti i kamur s’behesh dot,
E kane ndare pasurine,
Gezoju djellit qe te ngroh,
Dhe terfilit ne lendine.
Gezoju eres qe fryn nga mali,
Merr fryme thelle sa ke fuqi,
Zhurme e gjinkalles ne veshin tend,
E trazuar sinfoni.
Mos harro te kesh me vete,
Eseninin te lexosh,
Me zene e embel te bilbilit,
Dashurive tu kendosh.
Pastaj mbylli syte një hop nen diell,
Do duash shume te rrish dhe ca,
Kujto kesaj jete sado ti marresh ,
Prap shkon I vetem dhe fukara.
Ndaj me gezime e kujtime
Mundohu te mbushesh shpirtin tend,
Qe kur te pyesin se cbere “poshte”,
Ta dine qe kishe vendin tend.
Me vone kur shpirti te te kthehet,
Zemren tende do të hap,
Dhe guximi kur te zgjohet,
Do te thote te ngrihesh prap.
Denioni Ka parajsë nën këmbët e çdo nëne
Qërrohet syri i nënës nëse s’të shikon,
Në këtë botë për ty e vetmja perëndi,
Zemrën ta jep nëse ja kërkon,
Vdes shpirt i saj në lëndohesh ti.
Ka parajsë nën këmbët e çdo nëne,
Ajo për ty e djeg veten e saj,
Për ty bëhet copa der në frymë të fundit,
Ndaj fshija lotët e mos e bëj të qajë.
Nënat, të dlirë e kanë bekimin,
S’mund të mendohet mos ta kesh ndjerë,
Po ke dashur nënën je njeri i mirë,
Në parajsë të pret vet zoti në derë.
Njeriu i nderrshëm rri i strukur
Njeriu i nderrshëm rri i strukur
Atë rrugaçin e gjen ngado
Të ndershmit kokën ja u shtypin
Ca spurdhjakë që s’ke çi do.
S’ke ç’i do, as për të mënçur
As për trima, s’ke ç’i do
Po këta që them, janë dhe vrima
Por edhe çelsi domosdo.
Dhe ti je shpesh i detyruar
Që të piqesh me atë surrat
Me fatin tënd të dëshpëruar
Dhe sytë drejt qiellit, atje lart.
Njeriu i nderrshëm rri strukur
Me shpirtin që s’ja shesin dot
Me zemrën po gjithmonë të bukur,
Der sa shkon në tjetër botë.