Ndalen herët xhudistet e Kosovës, në Grand Slamin në Uzbekistan

27 shkurt 2026 | 14:10

Erza Muminoviq është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e xhudos në Tashkent të Uzbekistanit.

Në kategorinë deri 48 kilogramë, Erza u mposht nga kinezja Xinran Hui. Xhudistja nga Kina realizoi Ippon me mbërthim në minutën e parë të luftës.

Muminoviq e kishte fituar luftën e parë, por në tentim për medalje ajo u ndal në garën e dytë.
Së bashku me Flaka Loxhën, ishin xhudistet e vetme të Kosovës në këtë garë.

Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, pasi pësoi nga Giulia Carna e Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, së bashku me…