Ndalet qarkullimi i trenit një orë në Fushë-Kosovë, punëtorët e “Trainkos” kërkojnë rritje të pagave

19 maj 2025 | 08:51

Sindikata e Hekurudhave “Trainkos” ka nisur sot ditën me një protestë simbolike për shkak të pakënaqësive të tyre.

Protesta ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Fushë-Kosovës dhe si rezultat i kësaj është ndaluar qarkullimi i trenit për një orë.

Arsyeja kryesore e protestës është niveli i ulët i pagave, të cilat sipas përfaqësuesve sindikalë nuk janë rritur prej 15 vitesh.

Kryetari i Sindikatës, Florim Gjyrevci, tha se në rast se nuk u rriten pagat, protestat e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Protesta është duke vazhduar, do të zgjas një orë. Protesta është duke u mbajtur në stacionin e trenave të Fushë Kosovës. Treni është ndalur dhe është fikur lokomotiva. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me protesta nëse nuk rriten pagat”, ka thënë Gjyrevci.

Kujtojmë se një protestë e tillë ishte mbajtur edhe në muajin e kaluar, ku për dallim prej kësaj të sotmes treni ishte ndalur vetëm për 15 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavnolli, përmes një postimi në rrjetin…