
Ndalet uji në Fushë-Kosovë
05 tetor 2025
| 10:32
KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një rrjedhje në një gyp është ndërprerë për një orë furnizimicme ujë nga fabrika Shkabaj që furnizon qytetin e Fushë-Kosovës.
“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm qe furnizon qytetin e Fushë Kosovës. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt.”