Ndalohen dy pjesëtarë serbë të FSK-së në Jarinjë, Haradinaj kërkon lirimin e tyre

19 janar 2019 | 11:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Ai ka thënë se këto ndalime janë në “vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore” që autoritetet në Beograd po bën nga komuniteteve joshumicë.

Sipas kryeministrit Haradinaj, ndalimet e tilla janë të “papranueshme” dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve të FSK-së të komuniteteve jo-shumicë, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U lind me datë 15 janar 1964, në  fshatin  Biti,…