Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

22 tetor 2025 | 09:40

Gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case).

Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Klinaku shpall te pavlefshem qertifikaten e lëshuar nga Qendra…