
Ndalohet importi i gjedheve dhe nënproduktit të tyre (lëkura) nga zona e ‘’Auvergne-Rhone Alpes Francë’’ pas konfirmimit të sëmundjes LSD
Duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës LSD, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme të importit të kafshëve të gjalla të llojit të ‘’Gjedhit’’ dhe nënprodukteve (lëkurave) nga zona e ‘’Auvergne-Rhone Alpes Francë’. Obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha veprimet për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se shëndetit të kafshëve në Kosovë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është ne monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Ne kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tonë.
Në linjë me vendet tjera Kosova është duke vepruar për parandalim të përhapjes se sëmundjes gungore të lëkurës. Vendimet dhe masat e vendosura janë ne përputhje me obligimet qe dalin nga aktet ligjore ne fuqi dhe praktikat ndërkombëtare të kufizimeve tregtare. Mbi çdo ndryshim të rrjedhës se përhapjes se sëmundjes, veprimet do të jenë në përputhje me protokollet e masave veterinare për parandalim të përhapjes se sëmundjes.