Ndalohet një person, dyshohet për fajde

03 qershor 2020 | 12:04

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin A.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Sipas kësaj prokurorie, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.K., ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 59 500 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat t’i kërkonte nga i dëmtuari E.I., me kamatë prej 30 për qind, ashtu që vlera e përgjithshme e mjeteve financiare që i dëmtuari do t’ia kthente të dyshuarit ishte 76 800 euro.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të kërkojë nga Gjykata kompetente në Gjilan, masën për sigurimin e pranisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka bërë me dije e…