Ndalohet për 48 orë i dyshuari Q.S për vrasje në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 5 maj 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast.
#SistemiProkurorial #ProkuroriShtetit #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ZyraKryeprokurorit #ProkuroriaThemeloreGjakovë #PSH



