Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet

27 mars 2026 | 12:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se  ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit në kryeqytet të mjeteve bujqësore, përfshirë motokultivatorët, multikultivatorët dhe makineritë e tjera të përdorura për punë bujqësore.

Rama ka thënë se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.

Ai u ka bërë apel qytetarëve dhe operatorëve të respektojnë këtë vendim për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin e rregullt në rrugët e qytetit.

Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet! Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve dhe makinerive tjera të destinuara për punë bujqësore se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar! Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi”, ka njoftuar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës…