Ndarja e mjeteve për RTK-në, Deliu-Kodra: Televizioni publik u përdor si vegël për beteja të ulëta politike

27 nëntor 2025 | 15:44

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar qeverinë në detyrë për përdorim të RTK-së.

Pas vendimit të qeverisë për ndarjen e mjeteve për pagat e punonjësve të RTK-së, ajo ka vlerësuar se tani po del se Qeveria në detyrë ka pasur gjithë kohën dhe mundësinë t’i paguajë punëtorët e RTK-së.

Deliu-Kodra ka shkruar në “Facebook” se RTK-ja është përdor si vegël për beteja të ulëta politike.

“Fajësonte të tjerët, por po del që qeveria në detyrë paska pasur gjithë kohën mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së. Në ndërkohë, punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan, u turpëruan publikisht, dhe familjet e tyre u detyruan të jetojnë pa të ardhura minimale. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi, është abuzim i pastër me pushtetin. RTK u përdor si vegël për betejat të ulëta politike dhe për lojën e pafund të fajësimeve për bllokadën institucionale. Keq, shumë keq!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme…