Ndarja e votimit të nënkryetarëve, Osmani: Nuk kam dërguar komente në Kushtetuese për këtë çështje

09 shtator 2025 | 13:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se nuk ka dërguar komente në Kushtetuese në lidhje me ndarjen e votimit të nënkryetarëve të komuniteteve joshumicë.

Në konferencën për medie, ajo ka thënë se kjo çështje është dytësore.

“Sa i përket çështje së pakos, nuk kemi dërguar komente në lidhje me këtë çështje. Sepse me duket çështje dytësore, tretësore apo edhe më poshtë. Çështja parësore të cilën e ka sot Kushtetuesja para vetes është se a do ta mbrojë Republikën nga vetoja e një partie”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, për këtë çështje do të mund të dërgojë komete Kuvendit ose deputetët.

“Ne fokusin e kemi të gjerat e rëndësishme. Unë mendoj se ato tjerat se kush është dashur me një pako me u votuar. Të jem e qartë, votimi në pako nuk kërkohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Unë jam marrë me kërkesa kushtetuese, për çështjen të rregullores, apo interpretimin e praktikave besoj se munden me dërguar komente Kuvendi, apo deputet individual”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Premier Ligës, Nottingham Forest është ndarë me trajnerin…