
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
23 gusht 2025
| 21:20
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Rama i njohur për shoqërinë e hershme me gazetarin ka shkruar përmes një postimi të shkurtër fjalët e lamtumirës për 63-vjeçarin e ndjerë që humbi tragjikisht jetën pas një ataku kardiak ditën e sotme në Sarandë, përcjell Periskopi.
Rama shpreh lamtumirën për “mikun e kohëve të tjera” dhe vijon duke thënë se “gjetsh matanë paqen dhe shpirtin.
Postimi i Edi Ramës:
Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin.