Nder për Kosovën: Dy oficerë të FSK-së diplomojnë në kolegjet elitare ushtarake amerikane

07 qershor 2025 | 15:15

Derisa Kosova po përballet po ngërçin politik, ushtarët e FSK-së po e vazhdojnë suksesin duke diplomuar në kolegjet ushtarake më të mira amerikane.

Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka njoftuar se dy oficerë të saj kanë diplomuar në kolegjet ushtarake amerikane.

Sipas njoftimit, oficeri i FSK-së, major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane.

Kurse, nënkolonel Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka falënderuar partnerin strategjik, Shtetet Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen në ngritjen profesionale të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhmet Hamiti, është tallur me…