Ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve në Kaninë të Vlorës, rrezikohen banesat

22 shtator 2022 | 15:43

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në Kaninë të Vlorës.

Zjarri ka rënë në zonën e Bishtit të Kalldrëmit e më pas ka shkuar në zonën e Kaninës.

Për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse. Sipas tyre zjarri ka marrë përmasa të mëdha e po djeg ullinj e toka të fshatit.

Gjithashtu është angazhuar edhe një helikopter, me të cilin po merret uji i detit për t’u përdorur në shuarjen e flakëve. /A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë…