NDËRHYRJET AUTORITARISTE PO E DËMTOJNË DIPLOMACINË

20 mars 2022 | 15:30

Shkruan: Hajdin Abazi

Ajo që ka ndodhur nga ardhja në pushtet para një viti e presidentes dhe e ministres së jashtme, është dinamika e paskrupullt e kapjes së diplomacisë.

Ato erdhën në pushtet duke premtuar se do të bëjnë reforma gjoja për t’i korrektuar gabimet e së kaluarës, por krejt ajo çka po shohim në praktikë nuk është tjetër vetëm sjellje selektive, veprime arbitrare, demonstrim të elementeve te autokratizmit e të tipareve autoritariste, sa që në disa raste ia kalojnë edhe sistemeve diktatoriale.

Shkarkimi i 12 ambasadorëve en bloc vitin e kaluar nuk solli aspak kualitetin profesional të proklamuar, po vetëm njerëz partiak, që ishte kapja masive e diplomacisë, që shënoi një dobësim të imazhit të Kosovës.

Skandalet diplomatike të dy zonjave janë të shumta, nisur nga gabimi diletant i presidentes duke krahasuar Kosovën me Kashmirin. Pastaj ministrja e jashtme në Greqi theksoi me diletantizëm se nuk e lut Greqinë për ta njohur Kosovën ku shpalsoi gërshetimin e mentalitetit primitiv fisnor me inatin provincial por pa asnjë shije diplomatike.

Ngatërresat e flamurëve të shteteve as që i sheh kryediplomatja si skandale (ndoshta ajo ende nuk i percepton veprimet e saja si ministre), sikurse veprimin në kundërshtim me protokollin kur eci përpara dhe e la pas ministren e jashtme gjermane, që mund të mos e dijë ministrja jonë por ajo në gjuhën diplomatike i bjen mospërfillje, nënçmim dhe mosrespekt.

Skandalet nuk kanë të ndalur. Ministrja e jashtme shkon në një konsullatë në Gjermani, si në një qiflig të saj, dhe e elimonin konsullin e përgjithshëm nga e drejta e djalês duke e marrë vetë fjalën dhe pastaj vetë duke e ftuar një aktivist për të mbajtur fjalë – në një instiruci9n diplomatik. Ministrja duhet ta dijë se ka rregulla që i përcaktojnë veprimet e saj dhe të vartësve të saj, sepse jemi në një kohë të demokracisë ku ligji është mbi të gjithë e askush mbi ligjin, dhe se sjelljet duhet të jenë konform ligjit. Kështu bëhet tjetërsimi e stërkeqja e institucionit, duke e përvetësuar e privatizuar atë.

Kur ky skandal u bë publik, kryediplomarja ksovare, e zbatoi ligjin si të ishte llastik – duke kërkuar brenda ditës të dorëzojë detyrën dhe të largohet nga banesa e të kthehet në Kosovë konsulli. Kaq jo institucionalisht të veprojë një kryediplomate – është më shumë se skandal, është abuzim me pushtetin.

Për më tepër, kryediplomatja po e dëmton Kosovën sa me pasivitetin e vet, ma padijen, me abuzimet me ligjin, po aq edhe drejtpërdrejt në raport me shtetet njohëse. Rast konkret është vënia e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me Timorin Lindor. Për meskinitetin e kryediplomates, fitoi avantazh Serbia duke i vendosur marrëdhëniet e saja diplomatike me Timorin Lindor në janar të kërij viti, kurse Kosova i vendosi ne fillim të këtij muaji – e pra do të duhej të vendoseshin në qerdhor-korrik të vitit të kaluar por u shtynë me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të ministres së jashtme!

E tërë kjo, si dhe ato që kam shkruar më përpara, dëshmojnë se kapja e një ministrie nuk ka rrjedhoja vetëm rehatimi të njerëzve të vetë, ndonjëherë edhe duke emëruar ambasasorë njerëz me grada të ulëta diplomatike përkundër faktit se ka diplomatë me garada më të larta por që nuk instrumentalizohen e klanizohen, por ajo edhe e pasivizon diplomacinë dhe ka pasoja në kurriz të shtetit.

Këto sjellje arbitrare, me konotacion të pafshehur autoritar, nuk mbeten pa u vënë re nga vendet mike dhe në analet diplomatike. Pasojat e shkaktuara në diplomaci do të kenë kosto të lartë për shtetin, dhe gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se nëse vazhdon ky trend nuk do të ketë diplomaci kosovare por diplomaci personale të presidentes e të ministres së jashtme. Mbase ka edhe më keq ku të katandiset diplomacia fatkeqe e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monaco ka arritur të marrë fitore ndaj Paris Saint Germain…