NDERIMI I VITIT 1981 NË GJILAN NË VITIN 2000

12 mars 2026 | 17:29


Ismet Sylejmani

Në pranverën e Marsit të vitit 2000, në sheshin Rexhep Mala e Nuhi Berisha të Gjilanit, u mblodh një det i madh e i pafund njerëzish për të nderuar e për të përkulur kokën me mirënjohje para kujtesës së demonstratave të lavdishme të vitit 1981!

Nën qiellin e kaltër të asaj dite në Gjilan, pankartat me thënie të mëdha kombëtare dhe flamujt kuq e zi valëviteshin në të gjitha anët, si kujtesë e gjakut të derdhur për liri, sakrificës dhe idealit që nuk u shua kurrë!

Burrat e gratë e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës dhe viseve të saja, të rinjtë e të moshuarit, kishin ardhur nga të gjitha anët për të dëshmuar se historia nuk harrohet dhe se sakrifica e brezave i dha frytet e saj!

Në mesin e atij tubimi të madh, figura të mëdha e të njohura të rezistencës dhe mendimit kombëtar, qëndronin përpara popullit të Gjikanit e të Anamoravës dhe tërë Kosovës, jo si individë të veçuar, por si zë i një historie të përbashkët dhe ngadhnjyese kundër Serbisë pushtuese!

Çdo hap, çdo shikim dhe çdo fjalë mbante peshën e viteve të vështira që kishte kaluar populli shqiptar i Kosovës dhe vuseve të saja në ish- Jugosllavi!

Populli që kishte mbushur sheshin qendror të Qytetit të Gjilanit, ishte më shumë se një mbledhje njerëzish, ishte një kujtesë e gjallë!

Tubimi i madh kombëtar Ishte dëshmi se demonstratat e vitit 1981 nuk ishin thjesht një protestë e një kohe të kaluar, por një shkëndijë që ndezi rrugën drejt lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës nga pushtuesit serb!

Dhe kur muzika dhe vallja e shoqrive kulturo artistike, pankartat dhe flamujt lëviznin në erën e lehtë të pranverës, së marsit 2000, që kishte vulen e fitorea epokale të UÇK-së mbi Serbibë pushtuese, dukej sikur vetë historia fliste me gjuhen absolute te fitores:
se sakrifica nuk humbet,
se ideali nuk shuhet dhe se kujtesa e një populli mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e bijve dhe bijave të tij, pasardhës të denjë!

Prishtinë, 12 Mars 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Zogu, përfaqësuese e Kosovës në Bordin Drejtues të Regional…