Ndërmarrësi i suksesshëm, Granit Gruda, mbajti ligjëratë për studentët e AAB-së

27 janar 2022 | 15:00

Ndërmarrësi i suksesshëm, Granit Gruda, ishte i ftuari i radhës për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB për të shpalosur rrugëtimin e tij disavjeçar mbi sukseset dhe sfidat deri tani të kompanisë që ai drejton.

Gjatë ligjëratës së tij, Gruda ka falënderuar dhe përgëzuar kolegjin AAB për iniciativat e tilla të bashkëbisedimit me studentët e programeve të ndryshme dhe ka çmuar interesimin e tyre për pjesëmarrjen.

“Bashkëveprimi në mes të sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, sikurse në këtë rast me Kolegjin AAB, është hallkë shumë e rëndësishme për fillimin e krijimit të sistemit kombëtar të inovacioneve në Kosovë. Shpresoj që sadopak mund të jem frymëzues për të gjithë ju në lidhje me mundësitë reale dhe të matshme për ndërmarrjen e iniciativave biznesore në Kosovë, me tendencë zgjerimi për në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë Gruda.

Në fund, pyetjet dhe diskutimi me studentë e bënë këtë ligjëratë edhe më dinamike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, së fundmi shprehu…