Ndërmarrja Publike Banesore mbështet Shqipërinë me 10 mijë euro

01 dhjetor 13:59

Tërmetet e fundit nuk kanë tronditur vetëm Shqipërinë. E në ditë të vështira si këto, solidariteti na bëhet të gjithëve detyrë.

Bordi i Drejtorëve së bashku me Menaxhmentin e Ndërmarrjes Publike Banesore kanë vendosur që të ndihmojnë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi duke ndarë 10 mijë euro për ndërtimin e banesave/shtëpive të tyre të reja.

Duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe në mbështetje të lënduarve dhe atyre të mbetur pa strehë, stafi ynë duke parë nevojën e ndihmës për barna, gjëra higjienike dhe batanije, ka nisur sot ndihma për fshatrat e tjera të prekura nga fatkeqësia.

“Fuqia shëruese e madje edhe shkëmbimi më mikroskopik me dikë që di saktësisht se çfarë po flisni sepse ajo e ka provuar atë gjë gjithashtu, nuk mund të mbivlerësohet” Cheryl Strayed.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevilla ka marrë tri pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj…