Ndërmjet Prishtinës e Beogradit pritet të ketë disa fluturime brenda javës

22 janar 2020 | 17:48

Para pak ditësh më iniciativë të amerikanëve në Berlin është nënshkruar një marrëveshje për hapjen e hapësirës ajrore Serbi-Kosovë që do të mundësojë fluturime direkt Prishtinë-Beograd.

Këto fluturime do të mundësohen nga kompania gjermane “Eurowings”, e cila do të vendos në shërbim aeroplanët Airbus A230 të cilët do të fluturojnë disa herë gjatë javës direkt nga Beogradi për në Prishtinë e që janë me kosto të ulët.

Siç shkruan “DW”, vetëm ka mbetur të caktohet data se kur do të nisin këto fluturime.

Nga kjo kompani i kanë thënë “DW”-së se kanë mbetur edhe disa çështje të ndryshme biznesore që vazhdojnë të mbesin të hapura. “Fillimi i fluturimeve ende nuk është vendosur”, ka thënë përfaqësuesi i “Eurowings”, Florian Grencderfer.

Ai ka treguar se kompania tashmë e ka bazën në Prishtinë, ku edhe do të jenë zyrat qendrore të “Eurowings”.

Aeroplanët Airbus A320 kanë gjithsejtë 180 ulëse të klasit biznes , ndërkohë dhe klas standard dhe ekonomik me 90 ulëse në pjesën e pasme të aeroplanit. “Eurowings”,  në fund të viti të kaluar ka hequr dorë nga fluturimet e distancave të gjata, dhe aktualisht mbanë vetë 6 destinacione në SHBA, Kubë dhe Republikën Dominikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun…