Nderohet dëshmori Qazim Dobërdolani në përvjetorin e rënies
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë dhe qytetarë, kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorit të kombit, Qazim Dobërdolani, në përvjetorin e rënies së tij heroike.
Homazhet janë mbajtur pranë lapidarit me emrat e dëshmorëve në fshatin Korroticë e Lartë, ku janë vendosur buqeta me lule të freskëta dhe është nderuar me respekt kujtimi i dëshmorit Qazim Dobërdolani.
Kryetari Lladrovci theksoi se dëshmorët e kombit mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë dhe kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë. Sakrifica e tyre na obligon të punojmë çdo ditë për zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e vlerave për të cilat ata dhanë jetën”, tha kryetari Lladrovci.



