Nderohet fotografi holandez, Willem Poelstra (Foto)

22 tetor 2018 | 17:28

Në fundjavën që shkoi, është mbajtur ceremonia lamtumirëse për nder të fotografit holandez, Willem Poelstra, i cili ka dokumentuar pasojat e luftës në Kosovë për pesë vite.

Willem Poelstra ka ndërruar jetë të shtunën, më 13 tetor në orën 11:05 në shtëpinë e tij në Amsterdam, pas një lufte të furishme me sarkomë.

Ai ishte 62-vjeçar, ndërsa udhëtimin e tij në karrierë e kishte filluar në detin e hapur si zhytës, duke vazhduar me sektorin e reklamave dhe kishte përfunduar me fotografi dokumentare, ku njihej për mjeshtërinë e trajtimit të çështjeve sociale.

Projekti i tij i fundit ishte “for Hanna, Future Stories from the Past” (për Hanna-n, Tregime të së Ardhmes nga e Kaluara…) në të cilin fotografi ka treguar historinë personale të prindërve të tij pas Luftës së Dytë Botërore, përmes tregimeve të pasluftës në Kosovë, duke synuar të dëshmojë se dialogu është thelbësor për të evituar përsëritjen e historisë.

Në ceremoninë lamtumirëse ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, si dhe miq e bashkëpunëtorë të ngushtë të fotografit Poelstra, në Kosovë.

Ceremonia është shoqëruar me muzikë të përzgjedhur nga vet fotografi Poelstra për ceremonitë mortore të tij, kurse kjo ceremoni është organizuar nga mikeshat dhe bashkëpunëtoret e ngushta të tij, Erëblina Elezaj dhe Dafina Muçaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur të hënën…