NDEROHET GAZETA EPOKA E RE NË SHTËPINË E HEROIT TË KOMBIT REXHEP MALAJ

25 janar 18:11

Ismet Sylejmani

Sot me rastin e ditëlindjes së Epokës së Re, më 25 Janar 2023, po i publikojmë këto foto të studios prestigjioze Foto Fari, të shokut tim Afrim M Kqiku!

Më 17 Janar 2023, në Gjilan në shtëpinë e Heroit të Kombit Rexhep Malaj, u shpalos pllaka e Shoqërisë”Lëvizja”!

Krahas pllakës që do të shpalosej, ishte edhe një pllakat gjigant i gazetës “Epoka e Re”, e cila kishte botuar në kolor, për herë të parë, njoftimin për bunkerin në shtëpinë e çelikut të qendresës, Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Në nderim të veprës së madhe ilegale të bunkerit, familja Malaj, e kishte nxjerrë edhe njoftimin historik të Epokës së Re, dhe e kishte vendosur krahas pllakës që do të shpalosej e do të qëndrojë përgjithmonë në shtëpinë kala të Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Prishtinë, 25 Janar 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artmotion vitin e ri 2023 nisë me një ofertë të…