Nderohet jeta dhe vepra e gjeneralit Shaban Shala në 14-vjetorin e kalimit në amshim

05 janar 2026 | 16:01

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë, personalitete atdhetare e politike, bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, kanë nderuar gjeneralin Shaban Shala në përvjetorin e katërmbëdhjetë të kalimit të tij në amshim. Nderimet janë bërë pranë memorialit, ku edhe janë vendosur buqeta me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje.

Lladrovci theksoi se jeta dhe vepra e gjeneralit Shaban Shala përbëjnë një trashëgimi të çmuar për familjen Shala, për Drenasin dhe për mbarë kombin. Ai kujtoi rolin e tij si dalëzotës i orëve të para dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj idealit të lirisë, çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës.

“Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneralit Shaban Shala”, ka deklaruar kryetari i Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i caktuar nga gjykata për paraqitjen e parë të…