Ndërprerja e linjave të transportit në kryeqytet, Dardan Sejdiu thotë se edhe më 2017 Qeveria e bllokonte komunën

23 nëntor 2025 | 20:20

Komuna e Prishtinës ka deklaruar se nuk do të ketë transport publik për shkak se Qeveria në detyrë thotë t’ia ketë bllokuar mjetet vetanake.

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishitnës është kthyer në kohën kur pushteti komunal kishte blerë autobusit për transport publik.

Ai ka thënë se Qeveria e atëhehershme e bllokonte komunën në këtë projekt.

Tutje, ka thënë nesë sot pranojmë që qeveria pa mandat mund të përdorë qytetin për presion politik, nesër do të pranojmë që mund të përdorë edhe shtetin.

Postimi i plotë:

Në shkurt të vitit 2017, pas dy vitesh beteje me qeverinë e atëhershme dhe pas presionit të qytetarëve, Prishtina mori 51 autobusët e rinj pas 30 vjetësh pa asnjë investim në transport publik.

Për ata që s’e dinë, e kam udhëheq atë transformim si Nënkryetar i Prishtinës. Ata autobusë nuk erdhën sepse dikush në pushtet qendror u zgjua me vullnet të mirë. Erdhën sepse qytetarët, kur panë bllokadën e qeverisë qendrore, u angazhuan dhe kërkuan me zë zhbllokimin e blerjes së autobusëve. Erdhën sepse qyteti nuk pranoi me u nënshtru.

Dhe që ta dini saktë se çfarë ka ndodhë: në vitet 2015–2017, autobusët e rinj kanë mbetur të bllokuar nëpër letra për dy vjet të plota, jo pse mungonin paratë, jo pse s’kishin dokumente, por sepse qeveria qendrore refuzonte me nënshkruar vetëm se projekti ishte i Prishtinës. E asokohe Prishtina udhëhiqej nga VV, ndërsa pushtetin qendror e kishte LDK.

Çdo procedurë u zvarrit me qëllim, çdo justifikim u shpik. Ishte bllokadë politike e pastër, me një synim të vetëm, me e nënshtru qytetin që kishte votuar ndryshe. Dhe ajo bllokadë u thye vetëm kur qytetarët protestuan, firmosën peticione e dolën para derës së pushtetit. Vetëm atëherë qeveria u detyru me u tërheq.

Sot, historia po përsëritet, por me një cinizëm edhe më të madh. Nesër, Prishtina mbetet pa transport publik. Fajtori është politika që po e përdor qytetin si peng.

Qeveria po e përdor krizën e transportit publik për me e kontrabandu idenë e votimit të buxhetit, edhe pse e dinë që një qeveri pa mandat nuk ka të drejtë me marrë vendime që krijojnë detyrime të reja. Është pjesë e të njëjtit skenar që e kam përshkruar javëve të fundit: krijo krizë, krijo panik, fajëso të tjerët, e pastaj përdore kaosin si arsyetim për me shty një buxhet që juridikisht nuk mund të votohet.

Kjo s’është rastësi. Kjo është strategji. Krejt ajo që kam shkruar javëve të fundit po shfaqet para nesh, live: krijo krizë, fajëso të tjerët, pastaj paraqitu si shpëtimtar.

Në vitin 2017, qytetarët e Prishtinës e thyen bllokadën. Në vitin 2025, qytetarët duhet me e kuptu se kjo lojë është edhe më e rrezikshme. Sepse tani nuk po preket vetëm transporti publik, po preket rendi ligjor dhe kushtetues. Po testohet kufiri i Republikës.

Nëse sot pranojmë që qeveria pa mandat mund të përdorë qytetin për presion politik, nesër do të pranojmë që mund të përdorë edhe shtetin. Kështu fillojnë rrëshqitjet.

Jam krenar që në vitin 2017, bashkë me qytetarët e këtij qyteti, e kemi ndërtuar nga zero një transport publik që ishte i falimentuar me vetëm gjashtë autobusë dhe 24 muaj paga të papaguara. Por sot nuk është koha me i kujtu meritat. Sot është koha me ngritë zërin.

Sepse është e qartë që kjo qeveri s’po e mbron as qytetin, as interesin publik. Po e mbron vetëm pushtetin e vet.

Dhe në këtë vend ka funksionuar gjithmonë një e vërtetë e thjeshtë: kur qytetarët heshtin, pushteti bën çfarë të do. Kur qytetarët flasin, pushteti ndalet.

Prishtina nuk guxon me mbetë peng i askujt. Prishtina nuk guxon me hesht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria në Mitrovicë i ka çuar në ekzaminim dy telefona…