Ndërprerja e mësimit vazhdon për të gjitha nivelet në Kosovë

26 mars 2020 | 20:41

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që ndërprerja e mësimit në të gjitha nivelet të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që mësimi të ndërpritet që nga data 11 mars me qëllim të parandalimit të koronavirusit.

Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, thuhet:

1. Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.

2. Ndryshohet nënparagrafi 1.1. i  paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë). 

3.Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020. ​

Ndryshe deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 79 raste, ndërsa ditën e diele është shënuar edhe viktima e parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në…