Ndërprerja e seancës konstituive, Kadrijaj: Kurti po blen kohë

17 prill 2025 | 14:04

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë e vendimi i kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të ndërprerë seancën e sotme pa u hedhur në votim pika e parë e rendit të ditës që kishte dështuar të kalojë të martën, është shkelje.

“Në pikën që ka ngelë e që është votimi i raportit, ne pritëm që të ketë votim dhe krejt rastësisht kryesuesi konstatoi sa deputetë janë prezentë dhe pas kësaj tregoi që meqenëse s’ka pasur konsensus ndërpritet seanca. Kjo është antikushtetuese e antiligjore sepse në fakt ai është dashur që të hedhë në votim dhe që deputetët sipas dëshirës të votojnë”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka thënë se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po tenton të blejë kohë meqë s’i ka votat që i duhen për të formuar institucionet si fitues i zgjedhjeve.

“Kurti po dëshiron me ble kohë sepse s’i ka votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë, s’e ka shumicën e thjeshtë”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka…